Please enter at least 3 characters.

Adelina Thaçi feston përvjetorin e fejesës për 28 nëntor, publikon një fotografi të veçantë me Bardhin (Foto)

2017/11/addddelina-e1511884712384.jpg

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi ka tash e sa kohë që nuk është edhe shumë aktive në muzikë.

Megjithatë, ajo vazhdon të pëlqehet dhe të mbahet mend nga publiku, për këngët e saj ndër vite.

Thaçi i është përkushtuar më shumë jetës familjare, bashkëshortit dhe dy vajzave të saj.

E kur jemi te bashkëshorti, sot (e martë) Adelina dhe Bardhyl Meta festojnë edhe përvjetorin e shtatë të fejesës.

Rastësisht në datën e 28 nëntorit, dyshja e njohur kanë më shumë se një arsye për të festuar.

Adelina ka qenë ajo e cila ka publikuar një fotografi të çiftit në llogarinë personale në Instagram, të realizuar para shtatë viteve në ceremoninë e fejesës së tyre.

“Shtatë vjetori i martesës”, ka shkruar këngëtarja Thaçi në mbishkrimin e fotografisë së saj, gjersa është pasuar me urime të shumta nga ndjekësit. /Telegrafi/