Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku për caktimin e datës së zgjedhjeve: Vit i ri, rrugë e re

2023/07/Lumir-Abdixhiku-LDK-konference-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas shpalljes së datës 9 shkurt 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë nga Presidentja Vjosa Osmani.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku i bëri thirrje qytetarëve dhe përkrahësve të LDK-së që të bashkohen dhe të angazhohen për një ndryshim të ri.

“Vit i ri, Rrugë e re! Lidhja Demokratike e Kosovës dje, sot, përherë! Le të bëhemi bashkë! Më 9 shkurt, le të ringritemi si një!” shkroi Abdixhiku, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe mobilizimit për të arritur qëllimet e partisë në zgjedhjet e ardhshme./Telegrafi/