A jeni gati për klipin e nxehtë të Rovenës?
08/05/2015
Mbrëmja e nesërme pritet të jetë një nga më “të nxehtat” e muajit, dhe për këtë do të kujdeset Rovena Stefa.
Këngëtarja nga Shqipëria për nesër ka paralajmëruar lansimin e videoklipit më të ri të saj, “Vet’ më the të dua”.
Kënga e Rovenës vjen në duet me reperin nga Prishtina Toni. Por veç këngës janë skenat e nxehta ato që i bëjnë më shumë kureshtarë fansat.
Klipi është realizuar nga produksioni Max Production dhe do të lansohet nesër në ra 19.30 nën ombrellën e Arkiva Shqip. /Telegrafi/


