")
Please enter at least 3 characters.

A është ky hiti i verës? Publikohet “Holla” nga Cozman dhe Tuna (Video)

2016/01/holla-1.jpg

Më në fund pas shumë paralajmërimeve është lansuar ajo që edhe duket të jetë, një prej këngëve më të mira të kësaj vere, “Holla”, nga Tuna dhe Cozman.

Ka kohë që hip hop ylli i Babastars ka paralajmëruar projektin me të dashurën e tij, dhe tashmë i ka ardhur koha e lansimit asaj që besohet të jetë një prej hiteve të kësaj vere.
Bëhet fjalë për një këngë ritmike të punuar nga Zzap n’Chriss në beat të Dujës dhe Str8 Fyia.

Tekstin dhe melodinë e ka realizuar vet Cozman në bashkëpunim me Mozzikun, reperin nga studio e OnRecords.

Tuna shfaqet shumë seksi në këtë videoklip dhe për këtë janë përkujdesur stilistë vendorë dhe ndërkombëtar. Me ngjyra të gjalla dhe kombinime perfekte, këngëtarja vjen më ndryshe në këtë videoklip. E për këtë janë përkujdesur stilisti me renome ndërkombëtare Ken Borochov nga brendi Mordekai, Elliot Beach nga Mamadoux dhe Dona Matoshi nga skena vendore.

Videoklipi është punuar nga kompania Max Production dhe besohet të jetë një videoklip shumë i bukur, marrë parasyshë që ka kohë që është duke u punuar.

Ky projekt e kthen fuqishëm Cozmanin në sezonin veror, ku ai po zhvilon turneun me këngëtaren Tuna e cila po ashtu kohë më parë lansoi këngën “Nobody There”. /Telegrafi/