Please enter at least 3 characters.

A e dini përse shërben vrima në lugët e shpagetave? Kanë qëllim të shkëlqyeshëm për të cilin shumica nuk e kanë ditur

2019/11/spaghetti-spoon-main-today-180919_b2ef55e033ed675aeb78de7dfa58527b.jpg

Në të vërtetë kjo vrimë ka një funksion të shkëlqyeshëm!

Gatimi i shpagetave zakonisht përfundon me të njëjtin skenar, mendoni se keni zier sa keni pasur nevojë, mirëpo shpejt keni kuptuar që e keni tepruar me sasinë, transmeton Telegrafi.

A e keni ditur që luga për shageta mund t’ju ndihmojë që të matni sasinë ideale të shpagetave, dhe pikërisht aty edhe përfundon misteri rreth asaj se përse shërben vrima e cila gjendet në lugën për shpageta.

Ajo vrimë ka funksion të përsosur, dhe ajo është që të masë sasinë e shpagetave të dedikuara për një porcion.

Edhe pse dimensionet e vrimës nuk janë të njëjta midis lugëve të ndryshme sasia e makaronave e cila qëndron në të i përgjigjet sasisë së rekomanduar për një porcion.

Herën tjetër provoni këtë metodë dhe përfundimisht nuk do të detyroheni ta hidhni poshtë tepricën e makaronave të cilën e keni matur me sy. /Telegrafi/