A e dini çfarë mund të nënkuptojë ky sinjal komunikacioni?
05/08/2026
Ky është një nga sinjalet rrugore që rrallë haset në rrugët tona, por kuptimi i tij duhet të njihet nga drejtuesit e automjeteve.
Në Gjermani mund të haset një sinjal me një rreth të zi të trashur dhe një pikë të zezë në qendër. Edhe shumë shoferë gjermanë nuk e njohin domethënien e tij.
Në fakt, kuptimi i tij është i thjeshtë: ky sinjal tregon qendrën e qytetit. Ai përdoret si orientim për të treguar zonën qendrore të një qyteti dhe është futur në përdorim në Gjermani në vitin 2007.
Për shkak se është një sinjal relativisht i ri dhe nuk përdoret gjerësisht, shumë drejtues mjetesh nuk janë të familjarizuar me të. /Telegrafi/


