Please enter at least 3 characters.

68.6 për qind kalueshmëria e Provimit të Maturës

2024/05/auto_Testi-i-matures-2-foto-KALLXOcom-1024x5761590772586-1-696x391-1-1.png

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i janë nënshtruar 18.130 maturantë.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi ku ndër të tjera thuhet se prej tyre kanë kaluar 12.316 apo 68.6%.

"MAShTI njofton se, përmes platformës eKosova rezultatin preliminar e kanë marrë 18.016 nxënës. Nxënësit e pa kënaqur me rezultat mund të parashtrojnë ankesë nga data 1 deri më 3 korrik, ndërsa certifikatën mund ta shkarkojnë nga platforma eKosova nga data 3 deri më 7 korrik", thuhet në njoftim. /Telegrafi/