Please enter at least 3 characters.

519 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

2022/05/eprovetat-e-testeve-per-Covid-19-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439-1.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 519 raste të reja me coronavirus, nga 1,921 testime të bëra.

MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes.

Ministria bën të ditur se janë shëruar 779 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,186. /Telegrafi/