Please enter at least 3 characters.

50 Cent e dekoron bredhin me këpucët e ish-të dashurës

2018/12/want-e1545206268599.jpg
343:"BEVERLY HILLS, CA - JANUARY 11: Rapper/actor Curtis "50 Cent" Jackson attends The Weinstein Company & Netflix's 2015 Golden Globes After Party presented by FIJI Water, Lexus, Laura Mercier and Marie Claire at The Beverly Hilton Hotel on January 11, 2015 in Beverly Hills, California. (Photo by Ari Perilstein/Getty Images for FIJI Water)
14:"Ari Perilstein

Reperi i njohur mbarëbotëror, 50 Cent, është i ndjekur nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale.

Shpesh, ai publikon për fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij, ndërsa kjo e bënë që të jetë shumë i komentuar edhe në mediat online.

Së fundmi, me ardhjen e festave të fundvitit, reperi duket se është kujdesur që gjithçka të jetë gati për datat festive.

Mirëpo bredhin e vitit të ri, ai nuk e ka stolisur në mënyrë të zakonshme, siç bëjnë të gjithë njerëzit e tjerë.

50 cent ka vendosur që këtë vit në vend të topave dhe zbukurimeve tjera, ta dekorojë bredhin me këpucët e ish-të dashurës.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaq bredhin e stolisur në shtëpinë e tij, ndërsa tregon me ironi se pse vendosi që këtë vit ta bëjë kështu.

“Nuk munda të gjeja topat për pemën time, kështu që gjërat e vjetra të ish të dashurës funksionuan. Po, ajo duhet të largohej me ato që erdhi", ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë që komentet nga ana e fansave në hapësirën për komente kanë qenë të shumta. /Telegrafi/