Please enter at least 3 characters.

25,458 raste aktive me coronavirus

2020/09/klinika-infektive-rastet-me-Koronavirus-Covid19-foto-Ridvan-Slivova-12.jpg

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 25,458.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,002 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës.

Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 65.147 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/