2017 nuk do të sjell iPhone 8, vijnë dy modelet e iPhone 7S dhe iPhone 7S Plus
Muajin e kaluar, analist i KGI Securities Ming Chi Kuo tha se Apple do të lëshojë tre modele të reja të iPhone vitin e ardhshëm, duke përfshirë edhe Apple iPhone 7S dhe Apple iPhone 7S Plus.
Përveç kësaj, do të ketë një model të veçantë në edicionin e 10-të të iPhone, telefonit që po e feston 10 vjetorin e saj me një ekran OLED, hapësirë të plotë prej xhami dhe shumë risi tjera, të cilat tashmë kanë filluar të kopjohen nga rivalët.
Një raport i ri nga Japonia i publikuar dje sugjeron se Apple do të nxjerrë vetëm dy telefona të rinj gjatë të vitit të ardhshëm, përkatësisht modelet iPhone 7S dhe iPhone 7S Plus. Por risia e vitit të ardhshëm thuhet se do të jetë ngjyra e kuqe në modelet e reja të iPhone.
Sigurisht, Apple mund të ketë përhapur qëllimisht këtë thashetheme për të kuptuar më shumë nga pritjet e kompanisë për iPhone të ri në 10 vjetorin e telefonit.


