LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët nuk frikësohen nga sulmet terroriste

Amerikanët nuk frikësohen nga sulmet terroriste

Turistët amerikanë vizituan të qetë Vatikanin, duke mos treguar shenja shqetësimi, pavarësisht paralajmërimit të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me sulme të mundshme terroriste.

ShBA gjatë një komunikatë kërkuan nga qytetarët amerikanë të bënin kujdes, pasi ekziston mundësia e sulmeve terroriste në Evropë gjatë periudhës së verës, ku në fokus do të jetë Kampionati Evropian që do të zhvillohet në Francë.

Megjithatë turistët amerikanë që ndodheshin në sheshin Shën Pjetër për të qenë të pranishëm në fjalimin e përjavshëm të Papës u shprehën se ndiheshin të sigurt, pavarësisht paralajmërimeve.


Në deklaratën e departamentit amerikan përmendej edhe dita ndërkombëtare e rinisë së kishë katolike që do të zhvillohet në Krakov të Polonisë mes 26 dhe 31 Korrikut, aty ku pritet të jenë të pranishëm rreth 2.5 milion persona.

Shqetësimi në lidhje me sigurinë në kontinentin e vjetër u rrit ndjeshëm pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris ku humbën jetën 130 persona dhe dy shpërthimeve kamikazë në Bruksel më 22 Mars që shkaktuan 32 viktima.

Franca e ka shtyrë gjendjen e emergjencës deri në fund të Korrikut për të mbuluar Kampionatin Evropian dhe turin çiklistik të Francës.

Në trend Botë

Më shumë
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kalo në kategori