LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja amerikane në Shqipëri: Udhëheqësit politikë duhet të presin me durim dhe qetësi rezultatin

Ambasadorja amerikane në Shqipëri: Udhëheqësit politikë duhet të presin me durim dhe qetësi rezultatin

Ambasadorja amerikane në Shqipëri,  Yuri Kim ka dhënë një deklaratë për shtyp nga KZAZ 39, ku u bëri thirrje kandidatëve dhe udhëheqësve politikë që të presin në qetësi dhe durim rezultatin e zgjedhjeve.

“Detyra e kandidatëve dhe udhëheqësve politikë është që të presin të qetë dhe me durim rezultatin. Në entuziazmin e momentit disa kanë shpallur fitoren mirëpo nuk kemi mbërritur ende aty sa të  dalë rezultati përfundimtar”, u shpreh znj. Kim.

Yuri Kim theksoi se procesi i votimit në Shqipëri është në fokus të ndërkombëtarëve të cilët po presin që Shqipëria t’ia dalë me sukses.


“Më lejoni të nënvizoj se e gjithë bota po e shikon Shqipërinë deri tani. Miqtë tuaj të Evropës veriore, perëndimore por edhe në SHBA janë duke ju parë dhe duke pritur që ju t’ia dilni mbanë dhe të keni sukses”, tha Yuri Kim.

Ambasadorja amerikane nxiti numëruesit që të punojnë fort pavarësisht lodhjes, duke theksuar se tashmë votuesit e kanë bërë punën e tyre.

“Është një gjë shumë e mirë që numëruesit po punojnë fort, duhet të punojnë fort, pavarësisht se mund të jetë e lodhshme. Votuesit e kanë bërë punën e tyre, autoritetet këtu po e bëjnë punën e tyre”, tha ambasadorja amerikane./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori