LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori italian bën thirrje për respektimin e vendimeve dhe masave të Qeverisë

Ambasadori italian bën thirrje për respektimin e vendimeve dhe masave të Qeverisë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, priti në një takim pune në zyrën e tij Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Sipas komunikatës qeveritare takimi kishte për theks diskutimin mbi pandeminë COVID-19.

Ambasadori Orlando bëri thirrje që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë vendimet dhe masat e Qeverisë, njëjtë sikurse udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, duke theksuar se institucionet përgjegjëse kanë bërë një punë të mirë në menaxhimin e përhapjes së infektimit. Ai po ashtu e njoftoi Kryeministrin për veprimet që Italia po ndërmerr për ta ndihmuar Republikën e Kosovës në këtë drejtim.


Në anën tjetër Kryeministri në detyrë Kurti, e njoftoi Ambasadorin Orlando rreth hartimit të një fushate vetëdijesuari për COVID-19.

Informimi rreth përhapjes, formave të parandalimit të përhapjes, dhe pasojave të virusit nuk është asnjëherë i mjaftueshëm.

Tutje, Kryeministri në detyrë gjithashtu foli edhe për kujdesin që Qeveria ka treguar ndaj shëndetit të ekonomisë, përpos atij publik.

Pas hartimit dhe zbatimit të Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar diskutimin gjithëpërfshirës për hartimin e pakos së dytë, atë të rimëkëmbjes se ekonomisë.

“Fakti se kemi bërë menaxhim të mirë deri sot dhe kemi shënuar fitore në beteja nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi për të fituar luftën kundër virusit. Vëmendja duhet të vazhdojë të jetë e lartë aq sa edhe përgjegjësia e të gjithëve për aq kohë sa virusi është në mesin tonë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori