Amabasada japoneze zyrtarisht nis lëshimin e vizave në Prishtinë

Ambasada e Japonisë në Prishtinë sot ka nisur me lëshimin të vizave, duke lehtësuar kështu dukshëm udhëtimin e qytetarëve të Kosovës në Japoni.
Ndërsa nga 24 marsi i këtij viti, poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të mund të udhëtojnë pa viza në Japoni.
Kjo u konfirmua në takimin që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi dhe të ngarkuarin me punë, Keisuke Yamanaka.
“Thellimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbime tregtare, sport dhe mbështetje në proceset integruese euroatlantike”, ishin çështjet me më prioritet të diskutuara gjatë këtij takimi.
Nga
Telegrafi
15/02/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































