Maqedonia e Veriut pësoi humbjen e dytë nga dy ndeshje në “Euro 2020”, kësaj radhe ndaj Ukrainës me rezultat 2-1.
Golin e vetëm për Maqedoninë e Veriut e shënoi futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski.
Shqiptari ka folur pas ndeshjes, duke besuar që skuadra e tij e meritoi një pikë.
“Në pjesën e parë duhet të kishim presion më të mirë, të ishim më agresivë dhe ky ishte problemi ynë, nuk u futëm në ritëm. Ne pësuam dy gola dhe është vështirë të kthehesh kur je duke humbure 2-0 në Evropian”.
“Ne duhet të kishim luajtur tërë ndeshjen si në pjesën e dytë. Çdo ndeshje është e vështirë, duhet të jesh maksimalisht i përqendruar dhe serioz”.
“Ishte e rëndësishme për ne të merrnim një pikë sot dhe me atë që treguam në pjesën e dytë merituam. Pse nuk luajtëm tërë ndeshjes si në të dytën, kjo është një pyetje, por tani po pyesim pse, sepse është thjesht futboll”, ka thënë Alioski.
🇲🇰👏#EURO2020 pic.twitter.com/ITKQj6QAhA
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 17, 2021
Në këtë takim luajtën nga fillimi edhe tre futbollistët tjerë shqiptarë, Enis Bardhi, Arijan Ademi dhe Visar Musliu.
Egzon Bejtullai dhe Ferhan Hasani e shikuan ndeshjen nga stoli. /Telegrafi/