LAJMI I FUNDIT:

Alfred Nikolli rrëfen pse e vrau të dashurën: E qëllova në një çast dobësie

Alfred Nikolli rrëfen pse e vrau të dashurën: E qëllova në një çast dobësie

Pretendonte se ishte i pafajshëm për vrasjen e Etleva Ndokës, por Alfred (Bardhok) Nikolli vijonte t’i fshihej policisë teksa këta të fundit ishin vënë në ndjekje të tij për disa orë me radhë. 31-vjeçari, i cili u arrestua pasi braktisi makinën në fshatin Kallmet dhe po tentonte të fshihej në një përrua, sapo i janë vënë prangat në duar ka pohuar se nuk ka lidhje me vrasjen që ka ndodhur.

Burime pranë policisë lokale thanë se i riu u ka pohuar oficerëve se ishte i pafajshëm, duke pretenduar se po largohej për t’u fshehur me mendimin se ai ishte personi i parë që do dyshohej se kishte kryer vrasjen dhe do të vihej në kërkim policor. Por, pasi është dorëzuar para hetuesve të çështjes, dëshmia e tij ka marrë një rrjedhë tjetër.

Burimet e sipërpërmendura sqaruan më tej, se 31-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit. Ai ka rrëfyer se nuk kishte dashur ta vriste Etlevën, por i kishte shkuar në dyqan që të bisedonte me të.


“Nuk pranoi të fliste dhe për një moment më ofendoi”, – ka thënë 31-vjeçari. Më tej, i ndodhur në gjendje të rëndë mendore, ai ka sqaruar se nuk ka pasur si qëllim ta vriste, por sipas tij kjo ndodhi në një çast dobësie.

NGJARJA

Xhelozia ka çuar në çmenduri 31-vjeçarin Alfred Nikolli, i cili vrau me pistoletë ish-të dashurën e tij Etleva Ndokaj. Krimi i rëndë që tronditi mbarë opinionin publik u shënua dje në qytetin e Lezhës. 28-vjeçarja mori dy plumba në trup, një në kokë dhe tjetrin në këmbë. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore, por humbi jetën gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa, autori i krimit, pas krimit të kryer arriti të largohej prej andej pa u vënë re nga policia, për t’u kapur vetëm pak orë pas ngjarjes.

Ai u arrestua në fshatin Kallmet, pas disa orë ndjekjeje nga forcat e policisë. Nikolli, sapo ka vënë re se ishte duke u ndjekur nga policia, ka braktisur mjetin me të cilin ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka tentuar të largohej me vrap në drejtim të një përroi, ndërsa armën e krimit e ka hedhur në rrugë.

Burime pranë policisë lokale pohuan se e reja ishte nënë e një djali të mitur dhe kishte disa vite që kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me 31-vjeçarin. Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se vajza i kishte shkëputur marrëdhëniet me të rreth 6 muaj më parë, por Nikolli vijonte ta kërkonte sërish. Ndërkaq, pas arrestimit të tij, policia njoftoi se ka shpallur në kërkim edhe një të afërmin e tij, shtetasin me iniciale V.N., i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Sipas policisë, ai i ka ofruar ndihmë Alfredit që të largohej nga vendi i ngjarjes duke u shpëtuar forcave të policisë.

E gjithë skena e krimit ndodhi në biznesin e viktimës. Kjo e fundit ishte parukiere dhe kishte hapur një sallon bukurie me emrin “Eva”. Paraditen e djeshme, rreth orës 10:00, Alfred Nikolli ka shkuar në biznesin e saj dhe e ka qëlluar menjëherë. Mësohet se në atë moment, brenda në dyqan ka qenë edhe një kliente, e cila është shoqëruar për t’u marrë në pyetje. Për krimin e kryer, policia u njoftua nga qytetarët. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, forcat policore nisën punën për identifikimin dhe vënien në pranga të autorit si dhe zbar-dhjen e rrethanave të ngjarjes. Mësohet se 31-vjeçari u identifikua nga kamerat e sigurisë të bizneseve përballë sallonit të bukurisë së viktimës si dhe nga dëshmitë e familjarëve të saj./Gazeta Shqiptare/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori