Alergjitë janë një problem shëndetësor që prekin një numër të madh njerëzish, duke ndikuar në cilësinë e jetës dhe duke kërkuar trajtim dhe menaxhim të kujdesshëm për të parandaluar simptomat dhe komplikimet.
Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, alergologu Enis Halimi ka folur edhe për alergjinë ndaj pickimit të bletës.
Ai theksoi se në rastet kur një person pickohet nga bleta duhet një vlerësim i shpejtë dhe i saktë i gjendjes së personit, nivelin e reaksionit.
“Duhet bëhet një vlerësim i shpejtë dhe i mirë i gjendjes së pacientit, nivelim e reaksionit. Kjo duhet të trajtohet si situatë jashtëzakonisht serioze dhe personat që janë alergjitë duhet të bartin një terapi me vete, quhet si Epipen ose nor-adrenalinë”, tha ai.
Sipas tij, kjo duhet të mbahet nga ata persona që kanë reaksion anafillaktikë ndaj pickimit të insekteve.
“Kjo injektohet në mënyrë që të shpëtohet jeta deri në momentin kur mbërrin te punkti i parë shëndetësor”, tha ai.
Ndryshe, alergologu Halimi tha se teorisht alergji për herë të parë nuk ka as në bletë dhe as në produkte, përveç në rastet kur organizmi është sensibilizuar më herët me substanca të tilla ose të ngjashme dhe ne nuk e dimë.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/