Ndotja e ajrit në Kosovë gjatë viteve të fundit ka qenë një ndër problemet kryesore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shkaktarët kryesor të ndotjes së ajrit janë industria, transporti dhe lëndët djegëse. Gjithmonë sipas këtij Instituti që nga viti 2014 ndotja e ajrit në Kosovë po shkon duke u rritur sa që në vitet e fundit ka kaluar edhe vlerat e lejueshme.
Pas shqetësimeve të vazhdueshme të qytetarëve për shkak të ndotjes së ambientit dhe iniciativave të ndryshme nga ata për të ndaluar këtë gjendje të krijuar në vend edhe udhëheqësit e Albi Group kanë shqyrtuar mundësitë e uljes së ndotjes së ajrit, dhe synimi kryesor ishte vendosja e pllakave solare në të gjithë hapësirën kulmore të Albi Mall -it.
Albi Mall që njihet si një nga qendrat tregtare më të njohura dhe më e madhja në vend, me vendosjen e pllakave solare ka arritur qëllimin kryesor, uljen e rrezikut të ndotjes së ajrit në vend.
Sipas stastistikave, pllakat solare të vendosursa në Albi Mall prodhojnë 700,000 kilovat orë në vit (rreth 2,000 kilovat orë në ditë) , duke ndikuar kështu në uljen e emetimit të:
– Dioksidit të karbonit në 840,000 kilogram në vit (apo nga 95 kilogram në çdo orë),
– Dioksidit të sulfurit 1,848 kilogram në vit (apo nga 5.06 kilogram në ditë),
– Dioksidi të azotit 2,830 kilogram në vit. (apo nga 7.75 kilogram në ditë).
Nëse bëhet një përllogaritje me lirim e gazrave të automjeteve atëherë rezultati është se panelet solare të vendosura në Albi Mall arrijnë të mbrojnë ambientin nga 112 automjete që janë në funksion dhe lirojnë gazra të ndryshme duke dëmtuar mjedisin për brenda një viti.
Një veturë mesatarisht kalon rreth 18,000 kilometra ne vit, ndërsa me energjinë solare
të vendosur tashmë në Albi Mall mund të kursehen më shumë se 2,000,000 kilometra
të 112 veturave.
Pas shumë kërkimeve për bashkëpunim, udhëheqësit e Albi Group kanë arritur marrëveshje me Kompaninë Jaha Solar, kompani kjo e cila është përzgjedhur për hirë të profesionalizmit dhe për shkak të përkrahjes që i ka dhënë kompania, kompanive vendore.
Kompania Jaha Solar me bazë në Sllatinë, Fushë Kosovë përveç që merret me instalimin e paneleve solare ka prezantuar teknologjinë e fundit në vend dhe rajon për prodhimin e paneleve diellore fotovoltaike.
Prodhimi i paneleve diellore ka për synim nxitjen dhe përkrahjen e interesit për përhapjen e energjisë së ripërtëritshme – dhe këtë e mundëson me prodhimin, shitjen, projektimin dhe instalimin e paneleve fotovoltaike diellore.
Panelet diellore fotovoltaike të cilat kanë performancë dhe kualitet të lartë dhe përmbushin standardet më të avancuara, shfaqin para opinionit një kërkesë obligative, thirrje për mobilizim për ti dhënë shpresë vendit për një ambient më të pastër.
Albi Mall tashmë e ka bërë, bëjeni edhe ju dhe ndihmoni në mbrojtjen e ambientit.
Albi Mall vendi i familjes tuaj!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja