LAJMI I FUNDIT:

Albena Reshitaj shërohet nga coronavirusi

Albena Reshitaj shërohet nga coronavirusi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka njoftuar se tashmë është shëruar nga COVID-19.

Reshitaj ka bërë të ditur se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, i ka konfirmuar se tashmë është shëruar plotësisht dhe do tu kthehet obligimeve të saj.

“Pas vetizolimit 18 ditësh me përgjegjësi të madhe që të mos e rrezikoj askënd, ju njoftoj se sot IKSHPK më konfirmojë që jam shëruar plotësisht nga Covid19. Të dashur familjarë, kolegë, studentë dhe miq, në Kosovë, Shqipëri dhe në Diasporë, Ju që përmes rrjeteve sociale por edhe në forma të tjera iu bashkëngjitet brengës time duke më dërguar mesazhe të shumta, ju falënderoj nga zemra për ndjesinë, kujdesin dhe respektin e treguar gjatë kësaj periudhe. Ma keni bërë më të lehtë këtë situatë dhe ju jam shumë mirënjohëse”, shkruan Reshitaj.


Albena Reshitaj infektohet me COVID-19, thotë se simptomat iu shfaqën pas seancës që u mbajt të premten
Lexo po ashtu Albena Reshitaj infektohet me COVID-19, thotë se simptomat iu shfaqën pas seancës që u mbajt të premten

Ajo tha se do t’i kthehet jetës normale dhe obligimeve të saj, teksa theksoi se do të vazhdojë të respektojë rekomandimet e IKSHPK-së.

“Tani e tutje do t’i kthehem jetës normale dhe obligimeve që më presin, veçmas ato si e zgjedhur e Popullit në Parlamentin e Kosovës, por gjithsesi duke respektuar masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së. Paçi vetëm gëzime në familjet Tuaja dhe uroj që këtë situatë të vështirë ta kalojmë sa me më pak pasoja. Së bashku duke mbrojtur vetën dhe njëri tjetrin ne mund t’ia dalim edhe kësaj sfide të vështirë nëpër të cilën po kalojmë”, shkruan Reshitaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori