Një telefonatë anonime për një bombë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ka alarmuar policinë e kryeqytetit.
Policia po verifikon godinat e gjykatave. Forca të shumta policie kanë rrethuar edhe godinën e Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Te salla operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka ardhur një telefonatë anonime se te Gjykata e Apelit, është vendosur një bombë. Kanë shkuar shërbimet e policisë, kanë kontrolluar dhe deri tani nuk është konstatuar gjë.
Telefonuesi ka fikur telefonin dhe po punohet për identifikimin e tij. /Telegrafi/