Site icon Telegrafi

Aktorja izraelite Gal Gadot: Jam e tronditur nga urrejtja dhe sa shumë njerëzit mendojnë se e dinë të vërtetën për Izraelin, por nuk ia kanë idenë

Foto: Reuters

Aktorja izraelite Gal Gadot tha se ishte e befasuar nga reagimet e publikut pasi mbështeti politikat e vendit të saj.

“Unë u trondita nga kaq shumë urrejtje dhe sa shumë njerëzit mendojnë se e dinë kur në të vërtetë nuk e dinë dhe sa shpesh media është e padrejtë, kështu që më duhej të flisja”, tha ajo për revistën Variety.

Më 7 tetor 2023, ajo njoftoi në mediat sociale se mbështet Izraelin dhe se të tjerët duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

Foto: Gal Gadot/Instagram

“Bota nuk mund të rrijë dhe të shikojë sesi ndodhin këto akte të tmerrshme terrori”, shtoi ajo. Tani ajo deklaroi se është një artiste dhe dëshiron të argëtojë njerëzit.

“Megjithatë, më 7 tetor, kur njerëzit u rrëmbyen nga shtëpitë dhe shtretërit e tyre – burra, gra, fëmijë, të moshuar, të mbijetuar të Holokaustit, ata po kalonin tmerr dhe unë nuk mund të heshtja”, tha ajo.

Ajo së fundmi mori një yll në Hollywood Walk of Fame. Ceremonia u ndërpre nga demonstruesit pro-palestinezë, të cilët thanë se asaj duhet t’i vijë turp. /Telegrafi/

Exit mobile version