Aktori Naser Rafuna përkrah asamblistin e LDK-së në Deçan, Kaltrim Ukëhaxhaj

Aktori i njohur, Naser Rafuna, i ka dhënë përkrahje publike kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kaltrim Ukëhaxhaj, i cili garon për asamblenë komunale në Deçan.
Rafuna e cilësoi Ukëhaxhajn si “më i miri”, duke shtuar edhe një koment me humor në stilin e tij karakteristik.“
"I vetmi kandidat për asamble që i ka pagu drekat edhe para se me kandidu”, tha Rafuna.
Kaltrim Ukëhaxhaj garon me numrin 23 në listën e LDK-së për Deçanin.
Vizioni i Kaltrimit për Deçanin
Të nderuar qytetarë të Deçanit,
Së pari, falënderoj Zotin që më ka dhënë mundësinë t’i shërbej qytetit tim të dashur – Deçanit.
Me përulësi dhe vendosmëri, kam paraqitur kandidaturën time për Asamblenë Komunale, me një synim të qartë: të jem zëri i qytetarëve dhe të punoj për një Deçan më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë.
Vizioni im është të ndërtojmë një Deçan:
Ku çdo i ri ka arsye të qëndrojë, duke pasur mundësi pune, shkollimi dhe zhvillimi personal.
Ku çdo familje ndihet e përfaqësuar, duke pasur institucionet pranë vetes dhe në shërbim të tyre.
Ku vendimmarrjet nuk janë privilegj i pak njerëzve, por pasqyrë e vullnetit të qytetarëve.
Unë besoj se ndryshimi fillon nga guximi – guximi për të ngritur zërin, për të kërkuar llogari dhe për të mbrojtur interesin e përbashkët.
Prandaj, angazhimi im është të punoj:
Me ndershmëri;
Me transparencë;
Me vendosmëri, duke qenë pranë çdo qytetari pa dallim.
Me ndihmën e Zotit dhe me mbështetjen tuaj, jam i bindur se së bashku mund të ndërtojmë një Deçan më të mirë për të gjithë.
Artiull i sponzorizuar

















































