LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Aktakuzë për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tre (3) personave të pandehur, me inicialet H.B., SH.B., dhe K.B., nga Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, të pandehurit, nga data 12 shkurt 2019 deri më 23 dhjetor 2019, duke vepruar si anëtarë të grupit, pa autorizim kanë shitur substanca narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë, ku gjatë masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, si dhe gjatë kontrollit nga Njësiti Antidrogë, në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy qese substancë narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 111,7 gramë, një qesë kokainë në peshë prej 1.72 gram, dy peshore digjitale, dy mullinj për bluarje, si dhe 36 copë qesë të vogla të najlonit, të cilat ju kanë shërbyer për ndarjen e substancave narkotike në pjesë të vogla për ti shitur tek persona të ndryshëm.

Ndërsa, i pandehuri SH.B., në shtëpinë e tij, në kundërshtim me ligjin mbi armët, në mënyrë të paautorizuar ka poseduar revolen e tipit “ZORAKI M908”, një karikator me katër fishek 7.65mm,
njëzet e një fishek cal 9 mm, 1421389 e kalibrit 8 mm dhe tre fishekë, me ç’rast të njëjtit i janë sekuestruar nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin për media.


Në këto veprime të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori