Aktakuzë kundër tetë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndërmjetësim të paligjshëm për qëndrimin e të huajve

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 8 personave, prej të cilëve 6 janë nëpunës policorë. Aktakuza lidhet me shpërdorim të rëndë të detyrës zyrtare, ndërmjetësim të paligjshëm dhe ryshfet me qëllim mundësimin e qëndrimit të paligjshëm dhe marrjen e lejeve të përkohshme të qëndrimit për shtetasit e huaj.
Në këmbim të 900 eurove dhe pagesave të tjera, policët kanë abuzuar me detyrën duke bërë regjistrime fiktive të hyrjes dhe daljes nga shteti, duke shmangur edhe gjobat për qëndrimin e paligjshëm.
Një inspektor i lartë për të huaj akuzohet se ka mundësuar leje qëndrimi për shtatë shtetas nga Bangladeshi dhe Nepali, edhe pse kishte raport negativ nga shërbimet e sigurisë. Hetimi nisi në maj kur 11 persona u arrestuan, ndërsa një prej të dyshuarve ndodhet në paraburgim ekstradimi në Serbi, dhe për tjetrin është shpallur urdhër arrest ndërkombëtar.





















































