Aksidentohet autobusi në Turqi, vdesin gjashtë persona

Aksidenti ka ndodhur kur, për arsye ende të panjohura, autobusi i cili ka bartur pasagjerë ka humbur kontrollin duke rrëshqitur nga rruga
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 36 janë lënduar si pasojë të një aksidenti në trafik i cili ndodhi në rajonin Amasya në Turqi, raporton Anadolu Agency.
Aksidenti ka ndodhur kur, për arsye ende të panjohura, autobusi i cili ka bartur pasagjerë ka humbur kontrollin duke rrëshqitur nga rruga.
Në vendin e ngjarjes ndodhet një numër i madh i auto-ambulancave dhe ekipeve të shpëtimit, të cilët po trajtojnë të lënduarit.
Personat e lënduar po transportohen në spital, ndërkohë që po bëhet edhe identifikimi i udhëtarëve që humbën jetën.
Nga
Telegrafi
05/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































