Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë një person është lënduar.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/