Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Maxhunaj.
Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së martës në Maxhunaj të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë marrë lëndime dy persona.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugorë në Maxhunaj, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, si pasojë e aksidentit dy (2) persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti./Telegrafi/