Mbrëmë rreth orës 23:43 në autostradën A1 pranë kryqëzimit të Brinje në Kroaci, ka ndodhur një aksident trafiku.
Një autobus me shqiptar është rrokullisur, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe disa tjerë janë lënduar, transmeton Telegrafi.
Siq raportojnë mediat kroate, aksidenti sipas policisë kroate ka ndodhur kur një 58-vjeç shtetas shqiptar që ngiste autobusin e me targa shqiptare, për arsye akoma të pakonfirmuara u kthye në të djathtë duke u përplasur në rrethojën mbrojtëse dhe u rrokullis.
Në momentin aksidentit brenda autobusi gjendeshin nëntë pasagjerë dhe shoferi. Si pasojë e kësaj ka humbur jetën një person dhe disa tjerë janë lënduar.
Me të dalë në vendin e ngjarjes ekipet e shpëtimit u kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarve, që më pas janë dërguar në spitalin e Karlovcit.
Autostrada A1 është mbyllur përkohësisht në të dyja anët, kurse policia kroate ka njoftuar se po vazhdon hetimet. /Telegrafi/