Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, tetë persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Vranidoll, raporton Telegrafi.
Raportohet për tetë persona të lënduar, të cilët sipas informacioneve janë dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
"Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut", tha Ahmeti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/06/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































