LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, automjeti i merr jetën kalimtarit

Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, automjeti i merr jetën kalimtarit

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak para mesnatës në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas të dhënave paraprake automjeti me drejtues shtetasin G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti. /Telegrafi/