LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Mitrovicë, humb jetën një 37 vjeçar (Foto)

Aksident në Mitrovicë, humb jetën një 37 vjeçar (Foto)

Një person rreth 37 vjeçar, A.H ka humbur jetën gjatë një aksidenti rreth orës 5:00 të mëngjesit në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht tek fshati Lushtë.

Dyshohet se viktima ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dal nga rruga kryesore, duke u përplasur në greminë.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


Ai bëri të ditur se policia dhe ekipet mjekësore kanë dal menjëherë në vendngjarje, me ç’rast kanë konstatuar vdekjen e viktimës. /Telegrafi/