Në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person është në gjendje të rëndë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.
Ai shtoi se rasti ka ndodhur si pasojë e një aksidneti dhe ‘gjendja e të lënduarit është e rëndë’.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar edhe kolona të gjata në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, ndonëse policia ende nuk ka konfirmuar rastin.