Aksident mes veturës dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten rreth orës 23:00 në rrugën C në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Telegrafi, në vendin e ngjarjes shihet një person i shtrirë në rrugë, i cili dyshohet të jetë motoçiklisti.
Disa qytetarë janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të lënduarit dhe as shkaktarët e saktë të aksidentit.
Në vendngjarje kanë arritur edhe njësitet policore dhe emergjenca për trajtim të mëtejmë dhe hetim të rrethanave.
Nga
Telegrafi
08/05/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































