Site icon Telegrafi

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës për Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Po, një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës”, tha shkurt Bytyqi.

Lexo po ashtu Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Ky është aksidenti i dytë me fatalitet në rajonin e Prizrenit brenda 24 orëve.

Gjatë ditës, si pasojë e një aksidenti mes një veturë dhe një autobusi, ka vdekur një 42-vjeçar.

Raportohet se bëhet fjalë për Jetmir Gashin, kirurgun vaskular nga Suhareka./Telegrafi/

Exit mobile version