Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, janë takuar me ministrin e Financave Bedri Hamza, me të cilin kanë biseduar lidhur me politikat fiskale në vend dhe avancimin e tyre si dhe për ngecjet ekonomike. AKB-ja dhe bizneset kanë marrë mbështetje në realizmin e kërkesave nga ana e ministrit të financave.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se si organizatë lidere në Kosovë për promovimin e prodhimeve vendore dhe mbrojtjen e interesave të biznesit kosovar edhe njëherë ia prezantoi disa nga sfidat që po ballafaqohen sektori privat në Kosovë.
Sipas tij, ekonomia e vendit e cila në vitin e kaluar ka shënuar parametra negativ pothuajse në të gjitha sektorët duke përfshirë: tkurrje të prodhimtarisë vendore, rënie te eksportit, investimeve të huaja mbi 100 milionë më pak, rritja e numrit të bizneseve të shuara nga viti 2015, si pasojë e politikave fiskale jo të favorshme dhe të shtrenjta për të zhvilluar biznesin prodhues në Kosovë.
Sipas Shahinit, pako fiskale 1 nuk dha rezultate e premtuara. “Pako 2.0 fiskale ishte marketing politik më shumë së 2 vite dhe ishte mashtrim i bizneseve të Kosovës se kjo do të ndodh shumë shpejt pas takimeve që i kemi patur në vazhdimësi”, theksoi ai.
Kryetari i AKB-së, kërkoi që të hiqen të gjitha ngarkesat tatimore për importin e lëndës së parë dhe teknologjisë prodhuesve pa kushte. Të fiskalizohen të gjitha bizneset që operojnë në Kosovë sepse kjo po krijon pabarazi në treg. Të luftohet informaliteti,korrupsioni,nepotizmi dhe dukurive tjera negative. Të ri-aktivizohet Bordit i Pavarur për Rishqyrtime si e drejte e humbur kushtetuese për të drejtat e bizneseve ne shkallën e dyte të anikimimit. Të funksionalizohet Këshilli Konsultativ në mes Ministrisë së Financave, Bizneseve ATK dhe Dogana. Plotësimi i kodeve të reja tarifore sipas praktikave të tregjeve ndërkombëtare e të BE-së. Krijimi i listës së rejtingut për prodhuesit e Kosovës. Heqja e akcizës për pijet joalkoolike në Kosovë. Finalizimi udhëzimit administrativ për pushimet tatimore. Te vazhdohet afati për shlyerjen e Borxheve publike edhe për një vit dhe pa kushte. Mbështetja e promovimit te prodhimeve vendore ne Kosove, rajon dhe më gjerë. Ligji për investime strategjike të plotësohet me udhëzime administrative dhe të funksionalizohet sa më shpejt.
Nderkaq, ministri i Financave Bedri Hamza, ministër i Financave, i ka premtuar presidentit të AKB-së dhe prodhuesve vendës se thuajse të gjitha kërkesat e parashtruara sot do të realizon.
“Prioritet ynë kryesor do të mbetet sektori privat. Prodhuesit janë bartës punësimit dhe zhvillimit ekonomik dhe krejt fokusi jonë do të jetë në favor tuajin”, theksoi Hamza.
Ministri i financave, premtoi se të gjitha ato vendime të pafavorshme do të hiqen dhe do të aplikohen ato që duhet të ndikojnë në zhvillimin e sektorit privat. “Vendi ka nevojë për stabilitet ekonomik dhe do të bëjmë gjithçka që sektori privat të zhvillohet, kur dihet se sektori publik është i mbingarkuar. Fokus do të jenë edhe investitorët e huaj që do të trajtohen, por pa lënë anash as investitorët vendës. Nuk do të lejojmë që bizneset të shantazhohen e fyhen, por do t’i trajtojmë si është më së miri”, tha ministri Bedri Hamza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova