Në skenën ndërkombëtare, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është një figurë e njohur për muzikën e saj që ka arritur suksesin global.
Por përtej hitet si “Levitating”, së fundmi mediat boshnjake, përfshirë Nezavisne novine dhe Klix, kanë theksuar një element interesant të identitetit të saj: prejardhjen boshnjake.
Dua Lipa, e lindur dhe e rritur në Londër më 1995, ka rrënjët e saj të thella të lidhura me Ballkanin.
Prindërit e saj janë nga Kosova, ku të dy lindën në Prishtinë. Por çka ka tërhequr vëmendjen e veçantë në Bosnje dhe Hercegovinë është fakti që gjyshja e saj nga ana e nënës ka origjinë boshnjake.
E njohur shpalosjen me krenari të origjinës së saj në rrjetet sociale, Dua Lipa ka ndarë këtë pjesë të historisë së saj personale me ndjekësit e saj në Instagram.
Interesant është edhe emri i nënës së Dua Lipës, Anesa, i cili është një emër tradicional që gratë boshnjake preferojnë për vajzat e tyre, me qëllimin që të ruajnë dhe nderojnë rrënjët e tyre kombëtare.
Identiteti i ndërthurur dhe historitë familjare të Dua Lipës janë një dëshmi e pasurimit kulturor që vjen nga përzierja e traditave dhe prejardhjeve të ndryshme, të cilat ajo me krenari i mbart dhe i promovon në karrierën e saj si një yll ndërkombëtar. /Telegrafi/