LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Kriza të zgjidhet me mjete politike dhe të mos shndërrohet në krizë ndëretnike (Video)

Ahmeti: Kriza të zgjidhet me mjete politike dhe të mos shndërrohet në krizë ndëretnike (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me komesarin Jonannes Hahn deklaroi se BE-ja ka shfaqur interesim të madh mbi zhvillimet në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ata shfaqën një interesim të jashtëzakonshëm mbi zhvillimet dhe kërkonin mundësi se si mund situata të tejkalohet dhe vendi të kthehet në normalitet me institucione funksionale duke filluar nga Kuvendi deri tek konstitutimi i Qeverisë. Porosi, mesazhe ishin shumë miqësore që vendi duhet t’i tejkaloj të gjitha mosmarrëveshjet, dhe të marrim obligim të gjitha forcat politike në vend, deri në konstituimin e suksesshëm të institucioneve këtu në Maqedoni”, deklaroi Ali Ahmeti.

Ai tha se me BE-në asnjëherë nuk kanë biseduar për sanksione por për zgjidhe se si të dilet nga kriza. Ndërsa për parimin fituesi me fituesin, tha se nuk u zbatua për shkak se kanë pasur dallime të pakapërcyeshme me OBRM-PDUKM-në./Telegrafi/