LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti ju drejtohet qytetarëve me një video-mesazh nga sheshet e zbrazëta

Ahmeti ju drejtohet qytetarëve me një video-mesazh nga sheshet e zbrazëta
Foto: Arkiv

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u është drejtuar qytetarëve përmes një video nga sheshet e zbrazëta të kryeqytetit.

Në fillim të kësaj video Ahmeti nuk ka kursyer të përdorë si shaka edhe një deklaratë të ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili në një deklaratë për rivitalizimin e urës së Ibrit kishte ngatërruar vitet.

I pari i Prishtinës përmes kësaj video ka thënë se beson që shumë shpejt do të ketë lehtësim të masave restriktive dhe se sheshet do të jenë të mbushura si më parë.


“Ditë e bukur sot, besoj që shumë shpejt do të fillojmë dhe do të kërkojmë që të zbusin masat restriktive dhe këto sheshe që po i shini të zbrazëta të jenë plot sa më parë. Një ditë të bukur të gjithëve”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti po ashtu ka paralajmëruar se këtë javë do të ketë ndryshim në fushën e arsimit në Komunën e Prishtinës.

“Ndryshim i madh në arsim këtë javë në Komunën e Prishtinës. Prindërit, mësimdhënësit, menaxheret e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave, dhe suksesit të nxënësve. Planifikojmë të fillojmë me 4 Maj. Stay tuned!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori