LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Bllokada në Kuvend, nuk rrezikon projektin për autobusët

Ahmeti: Bllokada në Kuvend, nuk rrezikon projektin për autobusët

Projekti i autobusëve të rinj në Komunën e Prishtinës, i financuar nga Bashkimi Evropian mund vetëm të shtyhet nga bllokimi i Kuvendit, por nuk do të rrezikohet.

Kështu tha për KosovaPress, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili sot ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE –së në Kosovë, Samuel Zbogar, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit të nivelin lokal dhe atë qendror në vend.

Ahmeti tha për KosovaPress se tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat për atë marrëveshje, vetëm pritet që ajo të shkojë në Qeveri dhe kjo e fundit ta dërgojë në Kuvend për ratifikim.


“Ne kemi kaluar të gjitha pikat që kërkohen me ligj, kemi nënshkruar marrëveshjen edhe me Ministrinë në korrik dhe gusht të vitit të kaluar dhe ne tashmë i kemi përfunduar të gjitha procedurat, ne presim që ajo të shkojë në Qeveri , dhe Qeveria ta dërgojë në Kuvend për ratifikim sepse ka nevojë për të…E ka shty këtë marrëveshje, me rreziku nuk kisha me thanë, tash do të gjejmë edhe forma të tjera, mirëpo do të ishte mirë që garancioni i sovranitetit të përfundojë sa më shpejt”, tha Ahmeti.

Ahmeti më tej tha për KosovaPress se përveç kësaj çështje, në takim me Zbogarin kanë diskutuar edhe çështje të tjera problematike politike në vend.

“Janë diskutuar të gjitha çështjet të cilat janë problematike edhe në karakterin e nivelit lokal, por janë diskutuar edhe zhvillimet e fundit politike në nivelin qendror. Pra, me Zbogarin ne kemi takime të rregullta, ku diskutojmë për të gjitha çështjet dhe ishte një interesim normal për atë se çka po ndodh në Prishtinë”, tha Ahmeti.

Përndryshe, kryetari Ahmeti tha se ka takime të rregullta me përfaqësuesin e BE – së, Samuel Zbogar, ku bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend, qoftë në nivelin lokal apo qendror. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori