Kapiten në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në grupet e Euro 2016, Ansi Agolli nuk ka zhgënjyer me rolin dhe paraqitjet e tij në fushë, megjithatë mbrojtësi i majtë sqaron se Kombëtarja e ka kapitenin e saj.
Sipas tij kapiten mbetet Lorik Cana pasi ai është lider në fushë dhe jashtë saj.
“Kapiteni i Skuadrës është Loriku. Ai është një lider. Dua ta falënderoj sepse, pavarësisht se nuk luajti na ka dhënë shumë mbështetje morale. Nuk i fsheh emocionet e dy ndeshjeve që kam qenë kapiten, pasi ka qenë përgjegjësi mjaft e madhe. Por, kemi një skuadër me djem mjaft të mirë që ia kanë bërë punën të lehtë trajnerit dhe mua kur mbaja shiritin”.
“Mbajtja e shiritit ka qenë mjaft emocionuese. Jam edhe tip që i ndjej këto gjëra. Por, falë eksperiencës ndërkombëtare jam munduar ta përballoj me sukses dhe shpresoj t’ia kem dalë.”
Agolli foli edhe për pritjen e Shqipërisë, me skuadrën që shpreson ta ndihmojë fati për tu kualifikuar nga grupi.
“Pas një ngarkese të mjaftueshme në këto 8 ditë me tre ndeshje, dje patëm një ditë pushimi të merituar. Morali i skuadrës është mjaft i lart. Po presim me padurim çfarë do të ndodhë. Shpresojmë të kemi fat, të luajmë edhe një ndeshje tjetër dhe të paraqitemi sa më mirë. Pas dy ndeshjeve të para pa fat, shpresoj shumë që do të kemi fatin të luajmë edhe një ndeshje në Francë. E meritojmë me atë që kemi treguar në këto tre ndeshje të grupit.”
Pas fitores me Rumaninë, Ansi Agolli puthi fushën. Një moment i ëndërruar, jo vetëm për të dhe kuqezinjtë e tjerë, por për të gjithë shqiptarët.
“Pas fitores me Rumaninë, u ule dhe puthe fushën? Ai ishte një moment çlirimi, nga stresi, emocionet. Ishte një moment që kisha kohë që e prisja: mund të them vite, por edhe këto javë që jemi stërvitur bashkë. E kishim ëndërruar atë moment”.
Kur ndodhet në fushë, çdo lojtar ka ritet e tij. Përjashtim nuk bën as Ansi Agolli, që duke luajtur në një turne madhor ka realizuar ëndrrën e të atit.
“Secili ka dedikimet e vete, unë kam të miat. Mendoj se është më mirë ti mbaj për vete. Ai më sheh edhe kur luaj edhe në këto momente kur flasim. U realizua ëndrra e babait? Padyshim. ishte ëndrra e tij të më shihte duke luajtur dhe besoj se iu realizua edhe dëshira”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri