Site icon Telegrafi

Adriano po i rikthehet futbollit

Çdokush që e ka ndjekur futbollin para 10-15 vjetëve i kujtohet “Perandori” Adriano.

Ky është një ndër të vetmit që e ka dëmtuar karrierën e vetë futbollistike, duke u shndërruar në një trashaluq dhe njeri i dhënë pas alkoolit dhe drogës.

Ai në të kaluarën dy herë është pensionuar dhe tani ka paralajmëruar rikthimin për herë të tretë në Brazil.

https://youtu.be/KqIpoVr2QN8

“I shikojë fotografitë e ekipit kombëtar dhe nuk mund të jem krenar, sepse unë nuk isha në gjendje të realizoj deri në fund karrierën. Më kanë ndodhur disa gjëra që më kanë lënë larg nga futbolli”, ka thënë Adriano për Globo.

Ai më tutje deklaroi se ka kaluar depresionin dhe së shpejti do të jetë në fushat e blerta.

“Tani jam mirë dhe pres që t’i rikthehem botës së futbollit si lojtar aktiv”, tha ndër të tjerash 35-vjeçari brazilian.

Kujtojmë se lojtari në të kaluarën ka luajtur për shumë skuadra, por famën më të madhe e pati te skuadra e Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version