Gazetari shqiptar, Adi Krasta, është emëruar zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK.
Krasta është emëruar në këtë pozitë nga Bordi i RTK-së, me tetë vota për dhe asnjë kundër.
“Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin për media të Bordit të televizionit shtetëror.
“Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhet tutje.
Në këtë mbledhje Bordi i RTK-së ka miratuar edhe projeksionin buxhetor të RTK-së për vitin 2023. /Telegrafi/