Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka zhvilluar sot takim me ekipin e kompletuar të Kosovës, ku para lojtarëve e ka bërë prezantimin e përzgjedhësit të ri, Alain Giresse dhe stafit të tij.
Me këtë rast, Ademi u ka shprehur futbollistëve përkushtimin e tij dhe të KE të FFK-së për kushte sa më të mira për ekipin, teksa ka kërkuar edhe përkushtimin e tyre për t’u rikthyer në rrugën e sukseseve.
“Po takohemi sërish pas disa muajve, por me një frymë të re në ekipin kombëtar dhe me përzgjedhës të ri. Jam i lumtur që jeni në formë jashtëzakonisht të mirë në klubet tuaja dhe uroj të ju përcjellë shëndeti edhe në të ardhmen. Tani do të krijojmë një filozofi të re me ekipin e ri të trajnerëve”.
“Kam kënaqësinë t’ua prezantoj përzgjedhësin e ri, Alain Giresse, që është një prej legjendave të futbollit francez. Ai ka fituar shumë tituj si lojtar dhe shpresojmë se tani do të ketë rrugëtim të suksesshëm edhe si trajner me kombëtaren tonë. Ai i ka të gjitha kushtet e nevojshme dhe e ka kualitetin tuaj që është në ngritje e sipër për të arritur sukseset që i presim të gjithë”.
“E kemi ndjenjën se ka ardhur momenti të shpërthejmë sërish, sepse performancat e tuaja në klube janë të shkëlqyeshme”, ka thënë Ademi para lojtarëve.
Ai ka thënë se Kosova është treguar storie suksesi në vitet e kaluara dhe tani është koha për të arritur një nivel tjetër.
“Ju e dini se sa shumë kënaqësi i kemi dhuruar popullit tonë me serinë e rezultateve pozitive dhe besoj fuqishëm se kështu do të vazhdojmë edhe në ciklin e ri të Ligës së Kombeve. Ne, si FFK, do të jemi në ngritje e sipër me të gjitha organizimet tona. Do të vazhdojmë t’i përmirësojmë edhe më tej kushtet për ju, në mënyrë që të jeni sa më komod në punën tuaj”.
“Kërkoj përkushtim maksimal, gjë e cila nuk ka munguar as në të kaluarën dhe ta realizoni atë që e kërkon trajneri. Forma juaj na jep shpresa të mëdha se suksesi është i arritshëm”, është shprehur Ademi.
Dardanët sot e mbajnë stërvitjen të kompeltuar në Kampin Nacional në Hajvali në orën 16:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona” – Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa