Këngëtarja Adelina Ismaili ka folur për herë të parë për emocionet e shtatzënisë së saj.

E ftuar nga Televizioni Publik Shqiptar, për të qenë një nga anëtaret e jurisë, Ismaili ka dhënë nëpërmjet një lidhje telefonike pikët për 7 konkurrentët pjesëmarrës në festival.


Por, moderatorja dhe kolegia e saj, Ledina Celo nuk mund të mos e pyeste atë edhe për shtatzëninë e saj: “Adelinë më thanë që do bëhesh nënë.”

“Po, por aktualisht po marr vetëm shkelma prej fëmijës tim”, i është përgjigjur me humor diva kosovare.

Pikët maksimale të Adelinës shkuan për këngëtaren, Flaka Krelani./Blitz/Telegrafi/