Abrashi zotohet për fasadimin e objekteve dhe rregullimin e hapësirave publike në ‘Dardani’
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinë, Arban Abrashi, ka vizituar të hënën lagjen “Kurrizi në Dardani”, me ç’rast ka prezantuar planin e tij për fasadimin e objekteve dhe rregullimin e hapësirave publike.
Banorët e lagjes i kanë shprehur Abrashit pakënaqësinë e tyre me mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe trajtimin e mbeturinave.
Abrashi ka thënë se në Prishtinë do të aplikohet një model nga një komunë e Kosovës, e cila ka gjetur zgjidhje për trajtimin e mbeturinave me përkrahjen e Qeverisë së Japonisë.
Ai ka thënë se në një ditë të veçantë do të prezantohet i gjithë projekti për pastrimin, grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave në kryeqytet.
Abrashi është zotuar për rregullimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve në “Dardani” dhe lagjet tjera të Prishtinë, në mënyrë që të krijohet mobilitet më i lehtë për qytetarët.
Kandidati i LDK-së për Prishtinën, ka prezantuar planin për rregullimin e tunelit në Kurriz, në të cilin është punuar për katër vite dhe punët kanë mbetur në gjysmë.
Për nevojat e kësaj lagjeje Abrashi ka thënë se do të ndërtohet një treg i vogël, ku përparësi do të kenë prodhimet vendore, ndërsa për fëmijët e kësaj zone do të ndërtohen kënde lojërash.
Sa i përket sigurisë publike, ai ka thënë se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të bashkëpunojnë me komunitetin për të rritur sigurinë në gjithë zonën.
Banorët e “Dardanisë” janë ankuar se janë të ngufatur nga komunikacioni, pasi që kanë vetëm tri hyrje në lagje dhe nuk kanë qasje në rrugën regjionale që lidh Veternikun me rrugën regjionale për Mitrovicë.
Abrashi është zotuar se së bashku me ekspertët e ekipit të tij do të gjejë zgjidhje për qasjen e banorëve të Dardanisë në më shumë rrugë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër