Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, pas aprovimit nga Qeveria të vendimit për rritjen e Pensionit Kontributpagues të Moshës, sipas përgatitjes shkollore, tha se ky vendim përmirëson dukshëm mirëqenien e pensionistëve kontributpagues.
Në një konferencë për media, ministri Abrashi tha se një vendim i tillë është konkretizuar pas konsultimeve gati njëvjeçare me pensionistët dhe në konsultim me Ministrinë e Financave dhe me FMN-në.
“Ashtu siç kemi proklamuar, pensioni bazë tash do të jetë 158 euro, që veç ka filluar nga janari të paguhet, kurse nga ky muaj fillon pagesa e pensioneve tjera apo përshkallëzimi që do të jetë deri në shumën prej 230 euro. Diferenca për 41 mijë e 500 pensionistë, aq sa pranojnë pensione në këtë kategori, do të bëhet gjatë javës së ardhshme në mënyrë retroaktive nga janari”, tha ministri Abrashi, duke theksuar se pensionistët këtë muaj do të marrin pensionin me ngritje, plus diferencën nga secila shkallë e marrin nga janari.
Ministri Abrashi shprehu përkushtimin e Qeverisë për të punuar edhe për kategoritë tjera.
“Ashtu siç është thënë dje nga vetë pensionistët, Lidhja e Pensionistëve, pas 17 vitesh po kthehet shpresa edhe në shtetin e Kosovës, edhe në Qeveri. Besoj që ky është një lajm i mirë për të gjithë. Ne me këtë vendim mbyllim një kapitull dhe i hapim rrugë vetes që të punojmë edhe për kategoritë tjera”, u shpreh ministri.
Ai, më tej tha se pas punëve të mira për kategorinë e atyre që janë në përfitime të asistencës sociale, që kanë pasur ngritje prej 25 për qind, edhe çështja e veteranëve ka filluar të paguhet, përkundër vështirësive.
Ministri Abrashi, theksoi se tashmë vëmendja e plotë e Qeverisë dhe e Ministrisë do të jetë tek rinia dhe masat aktive të punësimit.
“Ne jemi duke kaluar një ligj për pensionet bazike dhe kjo nënkupton ndalesën e pensioneve për ata që nuk jetojnë në Kosovë. Mendojmë se kjo skemë është shfrytëzuar nga shumë qytetarë që në njëfarë mënyre e kanë letërnjoftimin e Kosovës, por nuk jetojnë këtu. Praktikat ndërkombëtare thonë që ky lloj pensioni, që realisht është asistencë e pleqërisë, nuk praktikohet të merret nga qytetarët që nuk jetojnë në atë vend. Megjithatë mjetet që ne i kursejmë do të ndikojnë në masa tjera, qoftë në skema tjera në kuadër të ministrisë, qoftë edhe masa aktive për punësim, me fokus të veçantë rininë e Kosovës”, tha ministri Abrashi.
Ministri Abrashi, foli edhe për vendimin për këmbimin e pronës së paluajtshme ndërmjet Agjencisë së Pyjeve të Kosovës me Komunën e Pejës, që mundëson hapjen e më shumë vendeve të punës.
“Ideja është për ndërtimin e një qendre të skijimit dhe rekreative turistike, me një numër të madh të të punësuarve. Unë e di që Komuna e Pejës ka gjetur pjesën më të madhe të investitorëve, prandaj edhe ky është një lajm i mirë për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës në fushën e turizmit”, tha ministri Abrashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tom Doshi flet pas daljes nga SPAK, shpreh mbështetjen për reformën në drejtësi

Pas një mosmarrëveshje me të dashurin e saj, ia vjedh armën dhe shkrep një fishekë në Prishtinë- gruaja dërgohet në mbajtje

Policia konfiskoi tri pistoleta, një brisk e 82 fishekë në Deçan – arrestohen dy të dyshuar

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri