LAJMI I FUNDIT:

Abelard Tahiri tregon çka e pyetën në Gjykatën Speciale

Abelard Tahiri tregon çka e pyetën në Gjykatën Speciale

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Haradinaj, Abelard Tahiri ka dhënë detaje lidhur me intervistimin e tij nga Gjykata Speciale.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Gjykata Speciale e ka intervistuar atë për shkak të fondeve që Qeveria kë dhënë për personat e ftuar nga Specialja.

Më kanë pyetur për pagesat dhe cilat fonde janë shpenzuar për të intervistuarit e Hagës.


“Më kanë pyetur a kam shpenzuar para nga fondi rezervë, apo nga ndonjë burim tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri i Drejtësisë thotë se në muajin korrik Qeveria do të vendos nëse do t’ia vazhdojë mandatin Gjykatës Speciale.

“Do ta shohim Albin Kurtin nëse do ta mbajë premtimin kur ka premtuar se ai nuk dorëzon në Hagë ushtarët e UÇK-së”.

Tahiri thotë se Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe që i është bërë këtij vendi.

Deputeti i PDK-së me akuza të rënda ndaj Kurtit e Konjufcës: Janë ideatorë të organizatës terroriste
Lexo po ashtu Deputeti i PDK-së me akuza të rënda ndaj Kurtit e Konjufcës: Janë ideatorë të organizatës terroriste

“Edhe po të isha deputet në vitin 2015 nuk do ta kisha votuar këtë Gjykatë”, ka deklaruar ndër të tjera Abelard Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori