LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Një sistem i mirëfilltë i drejtësisë fillon nga edukimi i të rinjve

Tahiri: Një sistem i mirëfilltë i drejtësisë fillon nga edukimi i të rinjve

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim Dekanët e Fakulteteve Juridike të Universiteteve Publike, Haxhi Gashin nga Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Arif Rizën nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, Gjylbehare Muratin nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, Agron Bekën nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, dhe Sadik Haxhiun nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan.

Në konferencën për medie pas takimit, ministri Tahiri ka falënderuar dekanët për gatishmërinë për bashkëpunim.

“Pa dyshim që një sistemi i mirëfilltë i drejtësisë fillon nga edukimi i të rinjve tanë që i kemi nëpër këto fakultete. Dhe sot kur ne po fillojmë një proces shumë të rëndësishëm, siç është Rishikimi Funksional i Sistemit të Drejtësisë, kërkova nga të gjithë dekanët, nga udhëheqësit e fakulteteve juridike, që të jenë pjesë e Rishikimi, kuadrot e tyre, profesorët e tyre dhe me studentët më të mirë, në mënyrë që të arrijnë të japin kontribut në shtatë shtyllat që i kemi paraparë në reformën që do të fillojë në fund të këtij muaji”, ka thënë ministri Tahiri.


Përveç në këtë proces, Ministri Tahiri bëri të ditur se studentët e Fakulteteve Juridike do të jenë pjesë e programeve të veçanta të praktikës në Ministrinë e Drejtësisë, sidomos në hartimin e legjislacionit të ri.

“Kemi agjendë legjislative tejet të ngarkuar për vitin 2018. Asnjëherë nuk ka ndodhur që një ministri të ketë 18 projektligje, duke përfshirë edhe Zyrën e Kryeministrit. Për këto projektligje kërkova që të japin kontributin e tyre, profesorët, dekanët, studentët e mirë, që të arrijmë që në fund të vitit 2018 të japim rezultate konkrete” tha ministri Tahiri.

Nga ana e tyre, dekanët falënderuan ministrin për bashkëpunimin, duke theksuar se do të orientohen në nxjerrjen e kuadrove që i përgjigjen nevojave të tregut.

“Në të ardhmen, fokusi do të jetë qysh nga Fakultetet Juridike sesi të ndërtohet një jurist që të jetë i dobishëm për shoqërinë, që mos të krijojmë vetëm numër por edhe kualitet” ka thënë dekani i Fakultetit Juridik të UP-së, Haxhi Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori