Analisti Lumir Abdixhiku,. ka krahasuar shpenzimin e buxhetit të një dite në Radio Televizionin e Kosovës me shpenzimin e mundshëm për gjëra tjera.

Abdixhiku ka shkruar se Komisioni Parlamentar ka votuar që nga 29 mijë euro në ditë, RTK të financohet me 52 mijë euro në ditë. Abdixhiku, që është profesor dhe njohës i mirë i çështjeve ekonomike ka listuar se çka mund të bëhet me ato para nëse shpenzohen në rrugë tjera.


Kjo është lista e shpenzimeve të mundshme nga ai:

“- Një vit pa financim buxhetor të RTK-së, do të thoshte 365 banesa për aq familje skamnore kosovare.

- Një vit pa financim buxhetor të RTK-së, do të thoshte 365 fëmijë e të rinj të shëruar nga sëmundjet vdekjeprurëse.

- Një vit pa financim buxhetor të RTK-së, do të thoshte 365 biznese të teja të nisura.

- Një vit pa financim buxhetor të RTK-së, do të thoshte 365 mënyra më të mençura të shpenzimit të parasë publike.

Ky vend shumë po qëndron çfarë po i bëjnë. Propozimi i marres ka kaluar në Komision; nuk bën të votohet në Parlament”, ka thënë Adxihiku.